ShBA: Komuniteti ndërkombëtar i bashkuar për të çarmatosur Phenianin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjykoi të hënën në Manila se miratimi nga OKB-ja i një forcimi të ndjeshëm i sanksioneve kundër Phenianit provon se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar mbrapa objektivit të denuklearizimit të gadishullit.

ShBA: Komuniteti ndërkombëtar i bashkuar për të çarmatosur Phenianin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjykoi të hënën në Manila se miratimi nga OKB-ja i një forcimi të ndjeshëm i sanksioneve kundër Phenianit provon se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar mbrapa objektivit të denuklearizimit të gadishullit korean.

Shefi amerikan i diplomacisë, ndërsa shprehej para medias në kuadër të forumit mbi sigurinë, shtoi se Koreja e Veriut duhet të ndërpresë testimet e saj të raketave balistike nëse ajo kërkon të dialogojë me ShBA-në për të zgjidhur krizën.

Ministrat e Punëve të Jashtme të fuqive kryesore që janë të përfshira në këtë krizë ishin të pranishme në Manila në kuadër të forumit rajonal të Shoqatës së Kombeve të Juglindjes Aziatike (ASEAN).



Lajme të ngjashme