Rusi - Përshkallëzimi i tensionimit rreth Koresë së Veriut nga ana e ShBA-së i papranueshëm

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson në kryeqytetin Manila të Filipineve.

Rusi - Përshkallëzimi i tensionimit rreth Koresë së Veriut nga ana e ShBA-së i papranueshëm

Rusia bëri të ditur se është i papranueshëm përshkallëzimi i tensionimit rreth Koresë së Veriut.

Ministria e Jashtme e Rusisë bëri një komunikatë me shkrim në lidhje me takimin e ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson në kryeqytetin Manila të Filipineve.

Në komunikatë thuhet se “Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov gjatë bisedës me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se aktet e ShBA-së rreth Koresë së Veriut, të cilat përshkallëzojnë tensionimin, janë të papranueshme”.

“Gjatë takimit të dy ministrave u vë theksi në goditjen e fuqishme që i dha perspektivës së bashkëpunimit mes dy vendeve projektligji i miratuar i ShBA-së për sanksione ndaj Rusisë”, bëhet e ditur në komunikatë ndërsa vijohet me këto fjalë: “Në takim u bisedua në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve Rusi-ShBA. Lavrov i përcolli homologut të tij se sanksionet e miratuara të ShBA-së kundër Rusisë nuk janë miqësore, ato paraqesin edhe një hallkë tjetër në zinxhirin e hapave të rrezikshme që kërcënojnë stabilitetin ndërkombëtar dhe i japin goditje të rëndë perspektivës për bashkëpunim reciprok”.

 

Në mes tjerash u tha se Rusia është e gatshme për normalizimin e dialogut me ShBA-në, por do të kundërpërgjigjet edhe ndaj akteve të mundshme jo-miqësore.

“Jemi të gatshëm për të normalizuar dialogun mes nesh nëse Uashingtoni zyrtarë heq dorë nga linja e konfrontimit”, u tha në përfundim të komunikatës.



Lajme të ngjashme