McGurk: ShBA është kundër referendumit kurd në Irak

Përfaqësuesi Special i Presidentit Donald Trump në Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH, Brett McGurk, tha se vendi i tij është "kategorikisht kundër" referendumit mbi pavarësinë, që është planifikuar të mbahet më 25 shtator në Qeverisjen Rajonale Kurde.

785116
McGurk: ShBA është kundër referendumit kurd në Irak

Duke folur në një brifing të posaçëm në Uashington McGurk tha:

"Ne nuk mendojmë që referendumi është një ide e mirë. Është e një gjë e parakohshme, jo e përgatitur mirë. Mund të ketë pasoja potencialisht shkatërruese”.

"Kjo është arsyeja pse ne jemi duke e diskutuar në mënyrë shumë të detajuar këtë çështje me udhëheqësit irakianë. Sekretari Rex Tillerson gjatë ditëve të fundit ka bërë një seri telefonash të rëndësishme për këtë çështje”, sqaroi McGurk.

"Shikoni, tani jemi përqendruar në këtë referendum, të cilin autoritetet kurde kanë deklaruar se duan ta bëjnë më 25 shtator. Kjo është diçka që ShBA-ja e kundërshton në mënyrë absolute", u shpreh Brett McGurk, dhe e vijoi brifingun me fjalët:

"Ne e mbështesim qeverinë e Irakut, mbështesim një Irak të bashkuar e federal. Ne mbështesim një Irak të bashkuar e federal që është i fuqishëm, në mirëqenie dhe në paqe me veten dhe me fqinjët”.



Lajme të ngjashme