Udhëheqja rajonale kurde në veri të Irakut do të ndërtojë 2000 banesa në Sinxhar

Ministri i Ndërtimtarisë dhe Planifikimit Urban të Vetëqeverisjes Kurde të Irakut Verior, Derbaz Kosret Resul, deklaroi se është përgatitur plan i veçantë i rindërtimit të Sinxharit.

Udhëheqja rajonale kurde në veri të Irakut do të ndërtojë 2000 banesa në Sinxhar

Në qytetin irakian Sinxhar do të ndërtohen 2.000 njësi banimi. 

Ministri i Ndërtimtarisë dhe Planifikimit Urban të Vetëqeverisjes Kurde të Irakut Verior, Derbaz Kosret Resul, deklaroi se është përgatitur plan i veçantë i rindërtimit të Sinxharit, i cili pas thuajse dy vitesh u çlirua nga organizata terroriste DEASH. 

Sipas tij, planifikohet ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe institucioneve qeveritare dhe 2.000 njësi banimi për familjet që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ai shtoi se pret që projekti të fillojë vitin e ardhshëm. 

Organizata terroriste DEASH qytetin Sinxhar e mori në gusht të vitit 2014, ndërsa është çliruar në nëntor të vitit 2016.



Lajme të ngjashme