Siri - PYD sulmon zonat e kontrolluara nga opozitarët

Në sulmet që PYD-ja, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, ndërmori në Marea të Halepit janë vrarë 6 civië në mesin e të cilëve një grua shtatzënë.

Siri - PYD sulmon zonat e kontrolluara nga opozitarët

Në sulmet e organizatës terroriste PKK/PYD në nënprefekturën Marea të Halepit të kontrolluar nga ana e opozitës në Siri kanë humbur jetën 3 civilë, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur. 

Zyrtari i Mbrojtjes lokale civile, Ala Nime tha se gruaja, e cila humbi jetën në sulmet e PYD-së, fraksionit sirian të organizatës terroriste PKK, ka qenë shtatzënë.

“PYD tashmë një kohë të gjatë me lloje të ndryshme të armëve sulmon vendin. Në sulmet e sotme është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material në shumë vendbanime”, shtoi Nime.

Aktivisti lokal në Marea, Abdulfetah Huseyin deklaroi se ushtarët e opozitës iu kundërpërgjigjën PKK/PYD-së,

Huseyin tha se në pjesët perëndimore u jetuan përleshje mes opozitës dhe terroristëve.


Fjalët Kyçe: PYD , PKK , Siri , Marea , Halep , sulm , civilë

Lajme të ngjashme