ShBA - Në Rakka ndodhen rreth 2000 militantë të DAESH-it

McGurk, në një konferencë për media në Departamentin Amerikan të Shtetit ka bërë disa deklarata në lidhje me operacionet e kryera kundër DEASH-it.

784465
ShBA - Në Rakka ndodhen rreth 2000 militantë të DAESH-it

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve në Koalicionin për Luftimin e DEASH-it, Brett McGurk, tha se në Rakka ndodhen afërsisht 2000 militantë të DEASH-it.

McGurk, në një konferencë për media në Departamentin Amerikan të Shtetit ka bërë disa deklarata në lidhje me operacionet e kryera kundër DEASH-it.

Duke vënë në dukje se në Rakka parashikohet se qëndrojnë rreth 2000 militantë të DEASH-it ai tha se "DEASH-i sot në Rakka lufton për çdo rajon të mbetur dhe për jetët e tyre. Sipas parashikimeve tona në Rakka qëndrojnë rreth 2000 militantë të DEASH-it".

Pasi ka tërhequr vëmendjen se DEASH që nga viti 2014 e deri më tani në Irak dhe Siri ka humbur një territor përafërsisht 70 mijë kilometra katrorë McGurk ka theksuar se DEASH-i ka humbur afërsisht 78 përqind të territorit që ka nën kontroll në Irak dhe afërsisht 58 përqind të territorit që kontrollon në Siri.

Ndër të tjera McGurk ka shtuar se pjesa prej afërsisht 20 mijë kilometra katrorë të rimarrë nga DEASH-i është kryer vetëm në 6 muajt e fundit.

Pasi ka theksuar se ka përfunduar fushata e Mosulit të zhvilluar në kuadër të operacioneve kundër DEASH-it, McGurk në lidhje me Rakkan tha se "aktualisht është pastruar 45 përqind e Rakka-s".

Gazetari i AA-së i ka rikujtuar McGurk deklaratën e Komandantit të forcave speciale amerikane gjeneralit Raymond Thomas i cili ka thënë se i kanë rekomanduar YPG-së "ndryshimin e emrit" në "Forcat Demokratike të Sirisë" për shkak se Turqia e llogarit YPG-në të lidhur me organizatën terroriste PKK. 

Më tej në pyetjen e gazetarit të AA-së se "A ishte ideja juaj ndryshimi i emrit?", McGurk nuk është përgjigjur dhe në vend të përgjigjes së drejtpërdrejt ka shpjeguar procesin e formësimit të "Forcave Demokratike të Sirisë".



Lajme të ngjashme