Ministrat e Jashtëm të ASEAN takohen në Manila

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) i kërkuan sot Koresë së Veriut që të tregohej e përmbajtur dhe t’i jepte fund testeve me raketa që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ministrat e Jashtëm të ASEAN takohen në Manila

Tensionet në Gadishullin Korean mbizotëruan në diskutimet e takimit ministerial të ASEAN-it në Manila, që po zhvillohet për shkak se blloku rajonal i këtyre vendeve feston të martën e ardhshme 50-vjetorin e krijimit.

Të gjithë Ministrat e Jashtëm të 10 vendeve anëtare të ASEAN-it shprehën shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës në Gadishullin Korean pas lëshimeve të raketave balistike nga ana e Phenianit gjatë muajit korrik.

“Këto zhvillime kërcënojnë seriozisht paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të botës. Ne i kërkojmë Phenianit t’u bindet detyrimeve ndërkombëtare në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e rastit.

Vendet anëtare të ASEAN-it janë Brunei, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda, Vietnami, Laosi, Kamboxhia dhe Mianmari.


Fjalët Kyçe: ASEAN , Pheniani , Gadishulli Korean

Lajme të ngjashme