Ibadi: Kemi shqyrtuar për herë të dytë planin për çlirimin e qytetit të Telaferit nga DAESH-i

Duke e bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për çlirimin e Telaferit, Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi tha se operacioni do të filloj brenda një kohe të shkurtë.

782320
Ibadi: Kemi shqyrtuar për herë të dytë planin për çlirimin e qytetit të Telaferit nga DAESH-i

Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi njoftoi se kanë shqyrtuar për herë të dytë planin e operacionit ushtarak për çlirimin e qytetit Telafer nga organizata terroriste DAESH.

Gjatë konferencës javore për shtyp të organizuar në kryeqytetin Bagdad, Kryeministri Ibadi deklaroi se “Planin e operacioneve për çlirimin e Telaferit nga DAESH-i e shqyrtuam edhe njëherë pasi që nuk duam që gjatë këtij operacioni të jetohet ndonjë ngadalësim”.

Duke e bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për çlirimin e Telaferit, Ibadi tha se operacioni do të filloj brenda një kohe të shkurtë.

Ndërkaq në lidhje me gjendjen e refugjatëve të brendshëm të larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të operacioneve për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i, Ibadi tha se “Ne kemi vendosur një afat kohor për rikthimin e stabilitetit dhe të shërbimeve që refugjatët e Ninovës (Mosulit) të kthehen në këtë rajon”.



Lajme të ngjashme