Trump kritikon Kinën për çështjen e Koresë së Veriut

Krahas kritikave drejtuar Kinës, Trump kritikoi edhe senatorët e partisë së tij për dështim në miratimin e reformave të sigurimit shëndetësor.

Trump kritikon Kinën për çështjen e Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale ka kritikuar Kinën për çështjen e Koresë së Veriut.

Presidenti Trump duke iu referuar Kinës se “nuk ka bërë asgjë” lidhur me çështjen e Koresë së Veriut, është shprehur se "Kina më shkaktoi një zhgënjim të madh. Udhëheqësit tanë në të kaluarën u kanë lejuar atyre që të bëjnë tregti me qindra miliarda dollarë në vit, por ata nuk kanë bërë asgjë për ne lidhur me çështjen e Koresë së Veriut. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë. Kina mund ta kishte zgjidhur me lehtësi këtë problem”.

Në anën tjetër Presidenti i ShBA-ve në lidhje me dështimin e reformave në sigurimin shëndetësor ka thënë se kjo rrjedh nga rregulli i votimin në Senat, ndërsa senatorëve republikan në Senat u bëri thirrje për të ndryshuar këto rregulla të votimit.

Në postimin e bërë në mediat sociale Trump shkruan se Senati me shumicë nga radhët e republikanëve duhet të shpëtojnë nga rregulli i 60 votave.

“Ky rregull e mbytë Partinë Republikane dhe lejon që 8 senatorë demokrat ta kontrollojnë vendin. Janë 200 projektligje që presin në Senat. Kjo është si një shaka. Rregulli i pushtimit të foltores, i cili ka skaduar, duhet të ndryshoj. Projektligje madhështore të republikanëve, sikurse ai i reformave të sigurimit shëndetësor, nuk do të miratohen asnjëherë. Duhet të jeni të mençur”, shkroi Trump.

Në votimet e bëra në Senatin e ShBA-së, projektligji i fundit i Partisë Republikane për reforma të sigurimeve shëndetësore, mori 49 vota pro dhe 51 kundër.

Për këtë projektligj, të gjithë senatorët demokrat dhe ata të pavarur si dhe tre nga radhët e republikanëve kanë votuar kundër.



Lajme të ngjashme