Somali - 6 të vrarë në sulmin me autobombë në Mogadisho

Supozohet se sulmin në fjalë e ka kryer organizata terroriste Esh-Shebab, e cila është e lidhur me organizatën terroriste Al Kaeda.

Somali - 6 të vrarë në sulmin me autobombë në Mogadisho

Në sulmin me bombë të ndërmarr në afërsi të një stacioni policorë në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën 6 persona.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë, sulmi me autobombë u ndërmor në afërsi të stacionit policor që ndodhet në lagjen Waberi në kryeqytetin Mogadisho.

Bëhet e ditur se në shpërthimin që ndodhi në rrugën “Mekke-i Mukerreme”, e cila lidh Pallatin Presidencial dhe aeroportin, janë plagosur edhe një numër i madh i njerëzve.

Supozohet se sulmin në fjalë e ka kryer organizata terroriste Esh-Shebab, e cila është e lidhur me organizatën terroriste Al-Kaeda.   

Esh-Shebab shpesh ndërmerr sulme ndaj hoteleve dhe pikave të kontrollit në Mogadisho.

Në anën tjetër pjesëtarët e kësaj organizate terroriste kanë sulmuar edhe autokolonën me ushtarët e Forcave Paqeruajtëse të Unionit Afrikan.

Në ngjarjen, e cila ndodhi 140km në jugperëndim të Mogadisho, kanë humbur jetën 39 ushtarë.



Lajme të ngjashme