Gjermani - Sulm i armatosur ndaj një klubi nate në qytetin Kostanze

Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një dhe u plagosën 3 persona të tjerë.

Gjermani - Sulm i armatosur ndaj një klubi nate në qytetin Kostanze

Si pasojë e një sulmi të armatosur në një klub nate në qytetin Kostanze të ndërmarr nga një 34-vjeçar, ka humbur jetën të paktën një person, si dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Mes ekipeve policore të dala në vend të ngjarjes dhe agresorit ka patur përleshje të armatosur, me çrast u plagos një efektiv i policisë.

Policia bëri të ditur se agresori gjatë përleshjes është plagosur rëndë ndërsa më pas ka ndërruar jetë në spital.

Zyrtarët policorë bënë të ditur se në qytet janë dislokuar edhe forcat speciale komando dhe se ende nuk ka bërë të ditur arsyen e sulmit nga agresori për të cilin mendohet se ka vepruar vetëm.



Lajme të ngjashme