Gadishulli korean - ShBA dërgoi dy bombardues të tipit B-1B

Pas testimit të raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut, ShBA demonstruan forcën e tyre me dy avionë bombardues të tipit B-1B.

Gadishulli korean - ShBA dërgoi dy bombardues të tipit B-1B

Pas testimit të raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës demonstruan forcën e tyre me dy avionë bombardues të tipit B-1B.

Komanda e Forcave Amerikane për rajonin e Paqësorit (PACOM) deklaroi se pas testimit të raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut, avionët B-1B të shoqëruara nga elementet ajrore të Japonisë dhe Koresë së Jugut, demonstruan forcë mbi gadishullin korean.

 

Në deklaratën me shkrim thuhet se “Ky demonstrim është kryer si përgjigje ndaj testimeve të raketave balistike ndërkontinentale më 3 dhe 29 korrik të cilat përshkallëzojnë tensionimin në rajon”.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se avionët B-1B janë nisur nga baza ajrore Andersen në ishullin Guam dhe pas hyrjes në hapësirën ajrore të Japonisë, atyre u janë bashkuar dy avion të tipit F-2, ndërsa pasi kanë hyrë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut grupit iu bashkuan edhe 4 avionë luftarak koreanojugor të tipit F-15.

“Avionët kanë bërë fluturime në lartësi të ulët mbi gadishull”, thuhet në deklaratë, ndërsa vijon me këto fjalë: “Gjatë fluturimit që zgjati afërsisht 10 orë, avionët kanë bërë trajnime për zhvillimin e aftësive të përbashkëta dhe taktike të parandalimit dhe formacionit dhe në këtë mënyrë kanë forcuar edhe më shumë marrëdhëniet e vazhdueshme për një kohë të gjatë”.

Kapaciteti i avionëve bombardues dhe luftarak i Komandës së Forcave Amerikane për rajonin e Paqësorit (PACOM) është mjaftë fleksibil, thuhet në deklaratë dhe bëhet e ditur se kjo komandë është e aftë për të kundërpërgjigjur brenda një kohe të shkurtë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm ndaj territoreve të ShBA-së dhe të aleatëve në rajon.



Lajme të ngjashme