Forcat izraelite vrasin 2 të rinj palestinezë

Ushtarët izraelitë nuk i japin fund sulmeve ndaj palestinezëve.

Forcat izraelite vrasin 2 të rinj palestinezë

Ushtarët izraelitë nuk i japin fund sulmeve ndaj palestinezëve.

Ndërkohë që vazhdojnë shtypjet përreth Xhamisë Al-Aksa, policia izraelite vrau dy palestinezë në kufirin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë gjuajtën me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që protestonin në kufirin e Gazës.

Në zjarrin e hapur nga policët izraelitë humbi jetën një palestinez 16 vjeçar.

Të rinjtë palestinezë prej kohësh protestonin në zonat kufitare bllokadën që Izraeli zbaton ndaj Rripit të Gazës.

Rripi i Gazës ku jetojnë afërsisht 2 milionë palestinezë, që nga viti 2006 është nën bllokadën tokësore, detare dhe ajrore të Izraelit.

Kurse në Bregun Perëndimor,  i riu palestinez 23-vjeçar, u gjuajt dhe vra nga ushtarët izraelitë përpara një vendbanimi çifut në afërsi të qytetit Bejtylahim.

Forcat izraelite, me pretendimin “do bënin sulm me thikë” shpeshherë sulmojnë të rinjtë palestinezë.



Lajme të ngjashme