Rritet numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane

Sipas një raporti të publikuar në faqen e internetit të revistës psikiatrike “JAMA” në periudhën 2004-2009 në ushtrinë amerikane janë regjistruar 9 mijë e 512 raste të tentativës për vetëvrasje.

Rritet numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane

Në 5 vite në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka pasur 9 mijë e 512 tentativa për vetëvrasje.  

Përpjekjet në fjalë për vetëvrasje në ushtrinë amerikane mbulojnë periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2009.

Rastet e vetëvrasjes në ushtri janë trajtuar si rezultat i një studimi të titulluar "Risku i Tentativës për Vetëvrasje tek Ushtarët me detyrë në Njësitë me Tendencë për Vetëvrasje", botuar në faqen e internetit të revistës “JAMA Psychiatry”.

Psikiatrit e universitetit shtetëror në Maryland për Shkencat Shëndetësore në Shërbimet me Uniformë kanë analizuar të dhënat lidhur me rastet e vetëvrasjeve tek ushtarët aktivë ndërmjet viteve 2004-2009.

Sipas anketës, 86 për qind e ushtarëve që duan të bëjnë vetëvrasje në ushtri janë meshkuj, 68 për qind janë nën moshën 30 vjeç dhe 60 për qind janë amerikanë të bardhë.

Dr. Robert Ursano, në artikullin e publikuar me firmën e tij në revistën psikiatrike “JAMA”, shkruan: "përpjekja për vetëvrasje në një njësi ushtarake rrit rrezikun e vetëvrasjes në atë njësi".

Alan Peterson, profesor i psikiatrisë në Qendrën e Shkencave të Shëndetit në Universitetin e Teksasit në San Antonio, në prononcimin që bëri lidhur me studimin në fjalë tha se shkaku i shkallës së lartë të tentativave për vetëvrasje mund të jenë kushtet në njësinë ushtarake. 

Sipas sistemit shëndetësor ushtarak, rreth 20 për qind e rasteve të vetëvrasjeve në Amerikë vihen re tek ushtarët e pensionuar.



Lajme të ngjashme