Juncker letër liderëve të Qipros: Vijoni përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes

Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u bëri thirrje Presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dhe liderit grekoqipriot, Nicos Anastasiades, që të vijojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes politike në ishull...

Juncker letër liderëve të Qipros: Vijoni përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes

Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u bëri thirrje Presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dhe liderit grekoqipriot, Nicos Anastasiades, që të vijojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes politike në ishull.

Jean-Claude Juncker u dërgoi nga një letër drejtuesve të zgjedhur të dy komuniteteve të Qipros.

Duke theksuar se është e nevojshme që të vlerësohet çdo rrugë, e cila do të çonte në zgjidhjen e problemit qipriot, si dhe që të ndërtohen ura ndërmjet palëve të ishullit, Juncker garantoi se KE-ja do të jetë gjithnjë pranë të dyja palëve të Qipros gjatë këtij procesi.

“Ndjej keqardhje të madhe nga mosarritja e zgjidhjes në Qipro. Duhet të vijohet të punohet së bashku për një të ardhme të përbashkët për të gjithë qipriotët”, theksohet në letër e presidentit të KE-së për liderët e Qipros.



Lajme të ngjashme