Myslimanët nuk do të hyjnë në Haremi Sherif pa u anuluar të gjitha zbatimet

Departamenti i Fondacioneve Islame në Jerusalem deklaroi se Izraeli ende mbanë të mbyllura dy porta të Haremi Sherifit.

Myslimanët nuk do të hyjnë në Haremi Sherif pa u anuluar të gjitha zbatimet

Myslimanët nuk do të hyjnë në Haram al-Sharif (Xhamia e Shenjtë) për deri sa nuk anulohen të gjitha zbatimet ndaj Xhamisë Al-Aksa.

Një zyrtarë nga Departamenti i Fondacioneve Islame në Jerusalem, i cili u prononcua në kushte anonimiteti, tha se “Dje morëm raportin për Xhaminë Al-Aksa të përgatitur nga ana e komitetit teknik që përbëhet nga inxhinierët e Departamentit të Fondacioneve Islame në Jerusalem. Në këtë raport thuhet se disa nga portat e Xhamisë Al-Aksa ende mbahen të mbyllura, ndërsa në fuqi janë disa zbatime të reja që nuk ishin para 14 korrikut”.

Zyrtari bëri të ditur që në qoftë se Izraeli dëshiron do të mund të anulohen brenda një kohe të shkurtë zbatimet të cilat janë ende në fuqi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Myslimanët nuk do të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa për deri sa nuk anulohen të gjitha zbatimet. Vendimi i dijetarëve të Jerusalemit është që të anulohen të gjitha ndryshimet e bëra në Haram al-Sharif”.

Ky zyrtarë gjithashtu tha se këshilltari ligjor i Departamentit të Fondacioneve Islame në Jerusalem do të kontaktoj me policinë izraelite për të kërkuar anulimin e zbatimeve në fjalë dhe se dijetarët nga Jerusalemi do ta publikojnë vendimin e tyre sipas përgjigjes së policisë izraelite.

Policia izraelite më 14 korrik ditën e premte në Xhaminë Al-Aksa vrau 3 palestinezë, për të cilët pretendon se kanë kryer sulm të armatosur.

Ndërkaq dy policë izraelitë të plagosur në këtë ngjarje kanë humbur jetët në spitalin ku u dërguan për kurim.

Forcat izraelite, të cilat pas kësaj ngjarjeje mbyllën Xhaminë Al-Aksa për falje, më 16 korrik hapën dy porta të Haram al-Sharifit, por në këto porta vendosën detektor metali.

Pas vendimit të marr pardje nga Kabineti i Sigurisë së Izraelit detektorët në fjalë u hoqën nga portat e Xhamisë Al-Aksa.



Lajme të ngjashme