Abbas: Vendimet e qeverisë palestineze vazhdojnë të mbeten në fuqi

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas u prononcua në lidhje me heqjen e bllokadave të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa.

Abbas: Vendimet e qeverisë palestineze vazhdojnë të mbeten në fuqi

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas njoftoi se vendimi për “pezullimin e marrëdhënieve” i marr si reagim kundër zbatimeve të fundit të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa është ende në fuqi.

Në deklaratën e tij të bërë para mbledhjes së udhëheqjes palestineze në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, Presidenti Abbas tha se nga myftiu i Jerusalemit, Sheik Muhammed Huseyin do të informohen në lidhje me gjendjen e fundit në Xhaminë Al-Aksa dhe pas kësaj do të diskutojnë në lidhje me vendimin që do të merret.

 

“Aktualisht ne do të bisedojmë në lidhje me fillimin e faljeve të namazeve në Xhaminë Al-Aksa”, deklaroi Abbas ndërsa vijoi duke thënë se “Për çështjet tjera do të mblidhemi më vonë. Çdo gjë do të vazhdoj me të vjetrën deri në marrjen e vendimeve të reja. Vendimet e marra nga ana e qeverisë palestineze do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Ajo që na intereson ne është përkrahja e rezistencës së popullit tonë në Jerusalem”.

Duke e vlerësuar lartë rezistencën e myslimanëve dhe krishterëve të Jerusalemit ndaj të gjitha kufizimeve të vendosura nga ana e Izraelit, Abbas tha se “Punimet tona për të ardhmen do ti bëjnë duke e marrë parasysh ato që u jetuan në Jerusalem. Pra, ende asgjë nuk ka mbaruar”.



Lajme të ngjashme