SHBA – Kushner mohon bashkëpunimin me Rusinë gjatë fushatës elektorale të Trump

Jared Kushner, dhëndër dhe kryekëshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbrojtur veprimtarinë e tij gjatë fushatës elektorale për presidencialet e 2016-s...

SHBA – Kushner mohon bashkëpunimin me Rusinë gjatë fushatës elektorale të Trump

Jared Kushner, dhëndër dhe kryekëshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbrojtur veprimtarinë e tij gjatë fushatës elektorale për presidencialet e 2016-s.

Pasi ka dhënë dëshminë e tij përpara panelit të Senatit, i cili heton influencën e dyshuar ruse në zgjedhje, Jared Kushner ka deklaruar për mediat se të gjitha aksionet e tij kanë qenë “me vend” dhe sipas rrjedhës normale të ngjarjeve, një referencë kjo për fushatën elektorale.

Në një konferencë shtypi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, 36-vjeçari, bashkëshort i Ivanka Trump, ka mohuar gjithashtu çdo bashkëpunim apo ngatërrim me Rusinë.

Sa i takon dëshmisë së tij përpara panelit të Komitetit të Inteligjencës së Senatit, ai ka theksuar se ka qenë tërësisht transparent duke ofruar të gjithë informacionin e kërkuar.

“Më lejoni të shprehem qartë, unë nuk bashkëpunova me Rusinë. Askush tjetër nga stafi i fushatës s’ka bashkëpunuar dhe nuk është ngatërruar. Unë nuk kam kryer kurrë veprime të papërshtatshme”, ka thënë ai.

Kushner është prej kohësh një këshilltar i Presidentit Trump dhe ka qenë në krye të strategjisë digjitale të fushatës së tij. Pas dëshmisë përpara panelit të Senatit, ai do të shfaqet të martën edhe përpara Komiteti të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.

Përpara se të hynte për të dhënë dëshminë e tij në Senat, Jared Kushner tha se mund të ketë pasur 4 takime me përfaqësues rusë, por pa dhënë detaje të tjera.

Mediat ndërkombëtare e kanë interpretuar këtë si referim për takimet me avokaten ruse Natalia Veselinskaya, e cila pretendohet të ketë pasur informacione dëmtuese ndaj kandidates rivale, Hillary Clinton.



Lajme të ngjashme