Kriza e Gjirit - OKB bënë thirrje palëve për “zgjidhje reciprokisht të pranueshme”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka pritur me kënaqësi deklaratën e Emirit të Katarit për dialog.

Kriza e Gjirit - OKB bënë thirrje palëve për “zgjidhje reciprokisht të pranueshme”

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) u bëri thirrje palëve për të gjetur “zgjidhje reciprokisht të pranueshme” në krizën që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-s, Farhan Hak, në konferencën ditore për shtyp tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka pritur me kënaqësi deklaratën e Emirit të Katarit, Sheik Temim bin Hamad Al Thani në të cilën ai shpreh “gatishmëri për dialog”.

Duke e bërë të ditur se këto lloj deklaratash tregojnë se palët janë të gatshëm për ti zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre me konsensus, zëdhënësi Hak tha: “Sekretari i Përgjithshëm përkrahë palët për vendosjen e dialogut dhe kërkimin e zgjidhjeve reciprokisht të parnueshme”.

Kriza që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve arabe filloi më 5 qershor pasi udhëheqjet e Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve me Katarin këto katër vendet i paraqitën udhëheqjes së Dohas një listë të kërkesave të përbërë prej 13 pikëve, në mesin e të cilëve ndodhen edhe “Mbyllja e bazës ushtarake turke në Katar, ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe mbyllja e shtëpisë mediatike Al Jazeera”, ndërsa Katari deklaroi se nuk do të pranoj asnjë kërkesë e cila është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.



Lajme të ngjashme