Irak - Vritet Iyad el Ubedi, ndihmësi i Ebubekir el Bagdadit

Iyad el Ubedi, i ashtuquajturi ministër i Luftës i DAESH-it është vrarë në një operacion ajror në afërsi të Telaferit.

777228
Irak - Vritet Iyad el Ubedi, ndihmësi i Ebubekir el Bagdadit

Pretendohet se Iyad el Ubedi, njëri prej ndihmësve më të afërt të liderit të organizatës terroriste DAESH Ebubekir el Bagdadi dhe i ashtuquajturi “ministër i Luftës”, është vrarë në një sulm ajror.

Një burim nga shërbimi i inteligjencës së Irakut, në deklaratën e bërë për agjencinë e lajmeve Mawazin tha se “El Ubedi është vrarë para 14 ditëve në një sulm ajror të ndërmarr ndaj strehimores së tij në afërsi të qytetit Telafer”.

Në lajm rikujtohet se pritej që el-Ubedi, 50-vjeçar, të zë vendin e El Bagdadit, për të cilin supozohet se është vrarë.



Lajme të ngjashme