Katërshja e Lindjes së Mesme ftoi mbledhjen urgjente të KS të OKB për Mesxhid-i Aksa

Me qëllim të reagimit ndaj zbatimeve të Izraelit në Mesxhid-i Aksa në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor u organizuan protesta.

Katërshja e Lindjes së Mesme ftoi mbledhjen urgjente të KS të OKB për Mesxhid-i Aksa

Vazhdon tensionimi izraelito-palestinez.

Me qëllim të reagimit ndaj zbatimeve të Izraelit në Mesxhid-i Aksa në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor u organizuan protesta. Në ndërhyrjen e forcave izraelite gjatë protestave të fundit ka humbur jetën edhe një palestinez, ndërsa u plagosën me dhjetëra të tjerë.

Zhvillimet e fundit në rajon shkaktuan reagimet edhe të shoqërisë ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mblidhet në mbledhjen urgjente për Palestinën.

Katërshja e Lindjes së Mesme dhe Bashkimi Evropian (BE) janë të shqetësuar nga zhvillimet në rajon.

 

Suedia, Franca dhe Egjipti bënë thirrje për mbledhjen urgjente të KS të OKB-së.

Këshilli do të mblidhet të hënë për të diskutuar në lidhje me iniciativat për të ulur tensionimin në rajon.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje palëve për qetësi.

Edhe katërshja e Lindjes së Mesme publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me politikat izraelite të cilat përshkallëzojnë tensionimin në rajon.

Në deklaratë thuhet se “Katërshja e Lindjes së Mesme e përbërë nga Federata e Rusisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe OKB-së, janë të shqetësuar thellë nga përshkallëzimi i tensionimit në rajon”.

Edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, në një deklaratë me shkrim nga Izraeli dhe Jordania kërkoi të hedhin hapa në ruajtjen e “status quo”.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se duhet të respektohet shenjtëria e Mesxhid-i Aksas.

Myslimanët e Nju-Jorkut u mblodhën në sheshin Times dhe organizuan protesta ndaj shkeljeve të Izraelit në Mesxhid-i Aksa. Edhe në Suedi, Gjermani, Holandë dhe Angli u organizuan protesta të ndryshme ndaj rrethimit të Mesxhid-i Aksas nga ana e Izraelit.

Ndërkohë sot do të mblidhet kabineti i sigurisë së Izraelit.

Pritet që në këtë mbledhje të diskutohet në lidhje me zbatime tjera alternative të sigurisë në vend të detektorëve të metalit.



Lajme të ngjashme