Lidhja Arabe dënon dhunën izraelite ndaj palestinezëve të pambrojtur

Lidhja Arabe dënoi Izraelin për “Fuqinë e shfrenuar ndaj palestinezëve të pambrojtur në Jerusalem dhe Xhaminë Al-Aksa dhe përdorimit të plumbave të vërtetë ndaj tyre”.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Ebu Geyt, në deklaratën e bërë me shkrim, i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare që të bëjë atë që duhet në mënyrë që Izraeli të respektojë vendimet ndërkombëtare në lidhje me statusin e Jerusalemit dhe të heqë dorë nga qëndrimi që është duke mbajtur.

Ebu Gayt dënoi fuqinë e shfrenuar të forcave izraelite ndaj palestinezëve të pambrojtur në Jerusalem dhe Xhaminë Al-Aksa si dhe përdorimin e plumbave të vërtetë ndaj palestinezëve dhe paralajmëroi se si rrjedhojë e dhunës së ushtruar nga forcat izraelite mund të rritet edhe më shumë tensioni në Palestinë dhe botën arabe dhe islame.

Lajme të ngjashme