Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Emiri i Katarit: Qëndrimi kundër Katarit i "pa precedent"

Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Seyh Al Thani në deklaratën e tij të parë që nga fillimi i krizës së Gjirit, tha se vendi i tij ishte objektiv i fushatës së "pa precedent", dhe se ajo ishte planifikuar më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne ishim të nënshtruar ndaj një presioni të paparë, shpifjes dhe bllokadës. Fushata të cilës ne i jemi nënshtruar është planifikuar më parë", tha al-Thani.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni muajin e kaluar ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe vendosën bllokadë tokësore, ajrore dhe detare, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit.

Al Thani falënderoi Turqinë "se në afat shumë të shkurtër realizoi marrëveshjen e bashkëpunimit me ne dhe u përpoq të na japë gjithçka që kishim nevojë në momentet vendimtare".

Deklarata e tij vjen në prag të vizitës dy-ditore të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Gjirin Persik, e cila fillon të dielën, si pjesë e përpjekjeve të tij për zgjidhjen e krizës.

Lajme të ngjashme