ShBA-të e shqetësuara nga referendumi i pavarësisë në Veri të Irakut

"Referendumi i pavarësisë do ta çojë Irakun në një drejtim tjetër nga objektivat e tij parësore", deklaroi përfaqësesa e përhershme e ShBA-së në OKB, Nikki Haley.

ShBA-të e shqetësuara nga referendumi i pavarësisë në Veri të Irakut

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha se janë të shqetësuar për shkak se "referendumi i pavarësisë" që Qeveria Rajonale Kurde në Veri të Irakut ka planifikuar të mbajë në muajin shtator do ta çojë Irakun në një drejtim tjetër nga objektivat e tij parësore.

Haley në një deklaratë me shkrim të publikuar pas bisedimeve me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Irakun Jan Kubis ka theksuar se me Kubis kanë biseduar për situatën në Irak pas çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DEASH dhe për rikthimin në shtëpitë e tyre të popullatës së shpërngulur.

Duke vënë në dukje se në bisedë respektojnë kërkesat legjitime të kurdëve të Irakut Haley është shprehur se "Çdo referendum për pavarësi do të tërheq vëmendjen nga objektivat që janë parësore për Irakun, lufta kundër DEASH-it dhe stabilitetin e vendit për të gjithë irakianët. Ne jemi të shqetësuar nga kjo situatë".

Kryetari i Qeverisë Rajonale Kurde në Veri të Irakut, Mesut Barzani në një takim të zhvilluar më 7 qershor në Erbil me përfaqësuesit e partive politike në Parlamentin e Qeverisë Rajonale Kurde deklaroi se 25 shtatori është përcaktuar si data për mbajtjen e "referendumit të pavarësisë".



Lajme të ngjashme