Katari do të ngre padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Udhëheqja e Katarit do të ngre padi kundër Arabisë Saudite, EBA, Bahrejnit dhe Egjiptit për dëmet e shkaktuara nga sanksionet e vendosura.

Katari do të ngre padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Udhëheqja e Katarit, do të ngre padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare kundër Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejnit dhe Egjiptit në të cilën do të kërkoj dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga zbatimi i embargos.

Ministri kataras i Ekonomisë dhe Tregtisë, Sheik Ahmed bin Xhasim bin Muhammed Al Thani, në Gjenevë të Zvicrës u takua me krerët e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Klaus Schwab, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Francis Gurry dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), Roberto Azevedo.

Sipas deklaratës së bërë nga ministria katarase bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua në lidhje me krizën e Gjirit dhe për praktikat arbitrare të vendeve që zbatojnë sanksione si ndalesa e udhëtimit, mbyllja e kufijve tokësore, ajrore dhe detare.

“Katari do të zbatoj të gjitha procedurat ligjore dhe do të ngre padi pranë gjykatave rajonale dhe atyre ndërkombëtare kundër vendeve që zbatojnë sanksione”, deklaroi Al Thani.

Duke e bërë të ditur se Katari do të kërkoj dëmshpërblim nga vendet që zbatojnë embargo për dëmet e shkaktuara, Al Thani nuk dha informata në lidhje me gjykatat dhe kohën kur do të hapin padi ose për shumën e dëmshpërblimit që do të kërkojnë.

Mirëpo ministri i Mbrojtjes i Katarit, Halid Bin Muhammed el-Atiyye kishte deklaruar vendi i tij do të mund të ngre padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejnit dhe Egjiptit për embargot e zbatuara.



Lajme të ngjashme