Lideri i FETO-s i shqetësuar dhe frikësuar nga gazetarët përreth rezidencës së tij në ShBA

Në rezidencën e organizatës terroriste gyleniste FETO në Pensilvani të ShBA-së mbretëron frika dhe qetësia.

pensilvanya.jpg

Në rezidencën e organizatës terroriste gyleniste FETO në Pensilvani të ShBA-së mbretëron frika dhe qetësia.

Në pamjet e xhiruara nga ajri nga ana e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) të rezidencës së kreut të organizatës terroriste gyleniste FETO në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bëra me rastin e përvjetorit të parë të tentativës së grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik, vërehet se mbretërojnë frika dhe heshtja.

Rezidenca, e cila ndodhet në një pronë mjaftë të madhe prej afërshisht 400 dynymëve, tërheq vëmendjen me godina të tjera të këtij kompleksi.

Ndërkohë që gazetari i AA-së xhironte të gjitha detajet nga helikopteri, është vërejtur një anëtar i FETO-s duke e xhiruar helikopterin me kamerë.

Në anën tjetër policia amerikane, e cila ka ndarë një pjesë të vogël për protestuesit e mbledhur në rrugën ku ndodhet rezidenca dhe përfaqësuesit e mediave, pas një kohe të shkurtë dëboi jashtë rrugës të gjithë të pranishmit.

Policia si arsyetim tregoi ankesën e udhëheqësit të rezidencës së FETO-së për shqetësim nga personat që ndodhen në rrugë dhe nga policia kërkoi largimin e tyre.

Pas këtij prononcimi policia mbylli hyrjet në rrugë dhe nuk lejoi hyrje-daljet. Mbyllja e një vendi publik për shkak të ankesës së një qytetari shkaktoi reagime të ashpra.

Ndërkohë që në përvjetorin e parë të tentativës së grusht shtetit në rezidencën e FETO-s janë vërejtur tensionimi, frika dhe masat e shtuara të sigurisë, tërhoqi vëmendjen edhe xhirimi me kamerë të një personi të protestuesve dhe gazetarëve.

Me qëllim për të treguar veten “të pafajshëm për grusht shtetin”, lideri i FETO-s së fundmi dha një reportazh për Radion Popullore Kombëtare të ShBA-së (NPR), ndërsa tërhoqi vëmendjen përpjekja intensive në bashkëpunim me policinë për të penguar protestat dhe gazetarët përreth rezidencës.

Lideri i FETO-s, për të cilin Turqia ka kërkuar ekstradimin nga autoritetet e ShBA-së, prej vitit 1999 jeton në rezidencën në Saylorsburg të Pensilvanisë.


Fjalët Kyçe: lideri , FETO , Saylorsburg , Pensilvani , ShBA , rezidenca , AA

Lajme të ngjashme