Irak - 246 pjesëtarë të dyshuar të DAESH-it kapen në Mosul

Forcat irakiane të sigurisë në pesë ditët e fundit në Qytetin e Vjetër në pjesën perëndimore të Mosulit kanë arrestuar 246 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH.

771612
Irak - 246 pjesëtarë të dyshuar të DAESH-it kapen në Mosul

Pas shpalljes së çlirimit të qytetit irakian të Mosulit nga organizata terroriste DEASH, në pjesën perëndimore të qytetit janë arrestuar 246 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it.

Ijad Fetih el-Aseli, oficer i policisë së Irakut tha se forcat irakiane të sigurisë në pesë ditët e fundit në Qytetin e Vjetër në pjesën perëndimore të Mosulit kanë arrestuar 246 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH.  

Duke e bërë të ditur se spastrimi i Qytetit të Vjetër vazhdon ende Aseli tha se "Një pjesë e të arrestuarve u nxorën nga tunelet e hapura nga DEASH-i. Disa u dorëzuan për shkak të urisë dhe etjes, ndërsa disa të tjerë ishin të plagosur. Në mesin e tyre ka edhe pjesëtarë të lartë të organizatës. Ndaj këtyre personave do të kryhet një hetim rigoroz".

Nga ana tjetër, Najif ez-Zebidi, toger në ushtrinë irakiane, tha se ekipet e çminimit kanë filluar një operacion të gjerë për të pastruar Qytetin e Vjetër nga mjetet shpërthyese dhe raketat e pashpërthyera.

Zebidi tha se ekipet hasin në vështirësi gjatë punimeve për shkak të shtëpive të rrënuara dhe mbetjes së mjeteve shpërthyese nën rrënoja, ndërsa shtoi se pas pastrimit të mjeteve shpërthyese do të mblidhen kufomat e civilëve dhe do t'i largojnë rrënojat në mënyrë që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre.



Lajme të ngjashme