Meksikë – Festa e ditëlindjes kthehet tragjedi, 11 të vrarë

Një festë në një shtëpi të qytetit Tizayuca, në shtetin qendror Hidalgo të Meksikës, ka përfunduar me vrasjen e 11 personave duke shënuar kështu masakrën e radhës në shtetin latin...

Meksikë – Festa e ditëlindjes kthehet tragjedi, 11 të vrarë

Një festë në një shtëpi të qytetit Tizayuca, në shtetin qendror Hidalgo të Meksikës, ka përfunduar me vrasjen e 11 personave duke shënuar kështu masakrën e radhës në shtetin latin.

Mësohet se persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë, ku po zhvillohej një festë ditëlindjeje për një fëmijë dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve.

Arsyet e sulmit nuk janë ende të qarta, por autoritetet thanë se gjetën 3 fëmijë shëndoshë e mirë në shtëpi, ndërsa 11 viktimat janë që të gjithë të rritur, mes tyre edhe 4 gra.

Për këtë arsye mendohet se bëhet fjalë për larje hesapesh mes karteleve të drogës, pasi viktimat u vranë në stil ekzekutimi. Meksika është e përfshirë nga një luftë e përgjakshme mes bandave të drogës dhe sulme të tilla në festa familjare nuk janë aspak të rralla.

Së fundmi, pavarësisht masave të marra nga autoritetet, përplasjet e armatosura mes karteleve të drogës janë shtuar, rrjedhimisht edhe numri i viktimave. Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në Meksikë u regjistruan 2.189 vrasje, afërsisht 70 në ditë.



Lajme të ngjashme