Indi – Përmbytjet shkaktojnë të paktën 85 të vdekur dhe mbi 2 milionë të prekur

Përmbytjet në verilindje të Indisë janë përkeqësuar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 85 personave dhe duke prekur mbi 2 milionë banorë gjatë javëve të fundit, njoftuan të premten zyrtarët...

Indi – Përmbytjet shkaktojnë të paktën 85 të vdekur dhe mbi 2 milionë të prekur

Përmbytjet në verilindje të Indisë janë përkeqësuar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 85 personave dhe duke prekur mbi 2 milionë banorë gjatë javëve të fundit, njoftuan të premten zyrtarët.

“Të paktën 50 të vdekur janë raportuar si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve në Assam që nga mesi i qershorit”, tha zyrtari për menaxhimin e fatkeqësive, Nava Deka.

Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e rreth 19 personave në shtetin fqinj, Arunachal Pradesh, duke përfshirë edhe 14 persona nga një familje .

Gjithashtu, mediat lokale raportuan përmbytje dhe vdekje në shtete të tilla si Manipur dhe Mizoram.

“Në total numri i të vdekurve, si pasojë e përmbytjeve në rreth 58 rajone ka shkuar në 85,  javët e fundit”, njoftoi ministri federal përgjegjës për rajonin, Jitendra Singh.

Deka tha se situata e përmbytjeve në Assam është përkeqësuar me rreth 35 të vdekur nga 50 në Assam të raportuara gjatë 10 ditëve të fundit.

“Rreth 1,7 milionë persona në 2.500 fshatra janë prekur nga përmbytjet”,tha Deka.

“Rreth 30.000 persona të pastrehë janë strehuar në 382 kampe të ndihmave në Assam”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme