OKB: Rripi i Gazës do të jetë i pabanueshëm deri në vitin 2020

Një ekip i ekspertëve të OKB-së publikoi një raport me të cilin vihet në pah situata socio-ekonomike dhe bëhen parashikime në lidhje me të ardhmen e Rripit të Gazës.

OKB: Rripi i Gazës do të jetë i pabanueshëm deri në vitin 2020

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se Rripi i Gazës deri në vitin 2020 do të jetë i pabanueshëm.

Në raportin e një ekipi të posaçëm të OKB-së të përgatitur me rastin e 10 vjetorit të hyrjes nën kontroll të Hamasit dhe fillimit të zbatimit të rrethimit të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, u vënë në pah situata socio-ekonomike dhe u bënë parashikime në lidhje me të ardhmen.

Në raport thuhet se kushtet e jetesës do të përkeqësohen më shpejtë se që është parashikuar dhe në qoftë se nuk merren masat e duhura në vitin 2020 në Rripin e Gazës do të thahet edhe burimi i fundit i ujit të pastër.

Në mes tjerash bëhet e ditur se kriza e energjisë ka filluar të shfaqet më shumë kohëve të fundit, ndërsa tërhiqet vëmendja në kufizimet serioze të hyrjes së materialeve ndërtimore të nevojshme për rindërtimin e rajonit.

Në raport iu bëhet thirrje Izraelit, udhëheqjes palestineze, Hamasit dhe shoqërisë ndërkombëtare për të hedhur hapat e nevojshme për përmirësimin e situatës.



Lajme të ngjashme