SHBA – Një nënoficer arrestohet për mbështetje të organizatës terroriste DAESH

Zyra Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FBI) ka bërë me dije se një nënoficer i ushtrisë amerikane, në detyrë aktive në Havai, është arrestuar me akuzën për mbështetje materiale të organizatës terroriste DAESH...

768553
SHBA – Një nënoficer arrestohet për mbështetje të organizatës terroriste DAESH

Zyra Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FBI) ka bërë me dije se një nënoficer i ushtrisë amerikane, në detyrë aktive në Havai, është arrestuar me akuzën për mbështetje materiale të organizatës terroriste DAESH.

Agjentët e FBI-së e identifikuan nënoficerin në fjalë si Ikaika Erik Kang, 34 vjeç, me gradën e rreshterit. Sipas FBI-së, Kang dyshohet se është përpjekur të sigurojë dokumente ushtarake dhe trajnim për DAESH-in.

Regjistri i shërbimit ushtarak të 34-vjeçarit tregon se ai ka qenë me mision në Afganistan në vitin 2013 dhe në Irak në 2011-n, ndërkohë që është dekoruar me Medaljen e Shërbimit në Luftën kundër Terrorizmit Global.

Kang është arrestuar të shtunën dhe pritet të paraqitet në gjykatë të hënën pasdite. FBI-ja ka theksuar se Kang ishte subjekt i një hetimi një vjeçar të përbashkët të FBI-së dhe ushtrisë amerikane.

Sipas ankesës penale, Kang i ka premtuar besnikëri DAESH-it.

Autoritetet e FBI-së shprehin besimin se Kang ka punuar si një aktor i vetëm dhe nuk ka qenë i lidhur me persona të tjerë, që paraqesin kërcënim për Havain dhe SHBA-në.

Erik Kang është diplomuar nga një shkollë e mesme në Honolulu dhe më pas është emëruar nga ushtria amerikan në Kazermën “Schofield”, sërish në kryeqendrën e Havait.



Lajme të ngjashme