ShBA - 16 të vdekur në aksidentin ajror të avionit ushtarak C-130

Në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rrëzuar një avion ushtarak që përdorej nga marinsat amerikan.

ShBA - 16 të vdekur në aksidentin ajror të avionit ushtarak C-130

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit ajror të një avioni të marinsave amerikan që ndodhi mbrëmë në shtetin amerikan Misisipi.

Sherifi i policisë në Leflore në rajonin Delta të Misisipit, Ricky Banks, në prononcimin e tij për mediat vendore në lidhje me aksidentin tha se 135 kilometra në veri të qytetit Jackson u rrëzua një avion ushtarak transportues i tipit C-130.

Fred Randel, drejtori i Qendrës së Emergjencave të zonës administrative Leflore, njoftoi se në zonën e aksidentit të avionit janë gjetur 16 trupa të pajetë.

Ndërkaq edhe drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Emergjencave në Misisipi, Lee Smithson në deklaratën e tij të bërë për mediat vendore tha se avioni është rrëzuar në kufi të zonave administrative Leflore-Sunflower në një zonë me florë të ngjeshur.

Avionët transportues të tipit C-130, të cilat përdoren nga marinsat amerikan për transport të karburanteve dhe materialeve tjera, janë një version i ndryshëm i avionëve me 4 motorë me propeler të tipit “C-130 Hercules” që përdoreshin gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.  

Shkaku i aksidentit është objekt i një hetimi në vazhdim. 



Lajme të ngjashme