BE - Në Srebrenicë janë shkelur vlerat si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia

Mogherini dhe Hahn bënë një deklaratë të përbashkët me rastin e përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

768701
BE - Në Srebrenicë janë shkelur vlerat si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se në gjenocidin e Srebrenicës 22 vite më parë janë shkelur në mënyrë të rëndë vlerat si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri i BE-së Përgjegjës për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me rastin e 22 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bënë një deklaratë të përbashkët.

 

"Në vitin e 22-të të gjenocidit në Srebrenicës zemra jonë dhe mendimet tona janë me viktimat e gjenocidit dhe me familjarët e miqtë e tyre. Sot përkujtojmë me nder viktimat", u tha në deklaratë.

Në mes tjerash u vë theksi se 22 vite më parë në mënyrë të rëndë janë shkelur dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia që janë vlerat themelore të marrëdhënieve mes BE-së dhe Bosnje-Hercegovinës, ndërsa u tha se procesi i anëtarësimit në BE është i hapur për të gjitha vendet në rajon, duke përfshirë edhe Bosnje­­-Hercegovinën dhe se ky proces do të kontribuojë për pajtimin, drejtësinë dhe bashkëpunimin në rajon.

Civilët boshnjakë që u strehuan tek ushtarët holandezë nën çatinë e OKB-së janë masakruar pasi Srebrenica u pushtua nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç më 11 korrik 1995.

Serbët masakruan më shumë se 8 mijë boshnjakë dhe i varrosën në varre masive.

Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga ky gjenocid ende nuk janë gjetur mbetjet mortore të mbi 1 mijë viktimave të kësaj masakre.



Lajme të ngjashme