Mosuli çlirohet plotësisht nga DAESH-i

Në lajmin e televizionit shtetëror të Irakut thuhet se Mosuli është çliruar plotësisht nga kjo organizatë.

Mosuli çlirohet plotësisht nga DAESH-i

Mosuli, që është qyteti i dytë më i madh i Irakut, është çliruar plotësisht nga organizata terroriste DEASH.

Në lajmin e televizionit shtetëror të Irakut thuhet se Mosuli është çliruar plotësisht nga kjo organizatë.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe Kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi, ka përgëzuar forcat e sigurisë dhe popullin e Irakut për fitoren e arritur kundër organizatës terroriste DEASH në Mosul.

Ndër të tjera theksohet se Ibadi, i cili ndodhet në Mosul, pritet që në një konferencë për shtyp të flasë për "fitoren."

Qyteti i Mosulit kaloi nën kontrollin e DEASH-it në qershor të vitit 2014. Ushtria e Irakut bashkë me forcat Peshmerge dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve në kuadër të operacioneve për çlirimin e Mosulit më 17 tetor 2016 nisën operacion në pjesën lindore të tij.

Pas operacionit i cili zgjati afërsisht 100 ditë pjesa lindore u çlirua plotësisht nga DEASH-i më 24 janar. Ndërsa më 19 shkurt filloi operacioni nga tre fronte për çlirimin e pjesës perëndimore të këtij qyteti.



Lajme të ngjashme