Kajro - Abbas takohet me autoritetet egjiptiane dhe Ligës Arabe

Presidenti palestinez u takua me shefin e diplomacisë egjiptiane, Sameh Shukri dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Abul Geit.

767342
Kajro - Abbas takohet me autoritetet egjiptiane dhe Ligës Arabe

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas gjatë vizitës zyrtare në Kajro u takua me shefin e diplomacisë egjiptiane, Sameh Shukri dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Abul Geit. 

Kabineti i Presidentit palestinez njoftoi se gjatë takimit me Shukri në Kajro, Abbas ka biseduar për ripërtëritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Palestinës dhe Egjiptit. 

Abbas dënoi sulmin e paradokohshëm terrorist në Sinai, ku u vranë dhjetëra ushtarë egjiptianë dhe porositi se Palestina fqinje solidarizohet në Egjiptin. Ai falënderoi autoritetet e Egjiptit që në planin ndërkombëtar lobojnë në dobi të çështjes palestineze dhe krijimin e shtetit të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin si kryeqytet. 

Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Shukri, me këtë rast tha se Kajro zyrtare vazhdon të mbështesë të gjitha proceset në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të palestinezëve. Ai shtoi se përmes kanaleve diplomatike tenton të bind edhe Izraelin se ripërtëritja e negociatave për paqen është e vetmja mënyrë e mundshme për vendosjen e paqes së përhershme dhe stabilitetin në rajon.

Paralelisht me këtë, kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm i Ligës Arabe njoftoi se në takimin e njeriut të parë të organizatës Abul Geit dhe liderit palestinez Abbas është biseduar edhe për nismën e rinisjes së negociatave të paqes palestinezo-izraelite.



Lajme të ngjashme