Putin: Pa përkrahjen e Turqisë nuk do të mund të formohen zonat jokonfliktuale në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i bëri një vlerësim samitit të G-20 të mbajtur në Hamburg të Gjermanisë.

Putin: Pa përkrahjen e Turqisë nuk do të mund të formohen zonat jokonfliktuale në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se pa përkrahjen e Turqisë nuk do të mund të formohen zonat jokonfliktuale në Siri.

Në vlerësimin e tij të bërë samitit të G-20 të organizuar në Hamburg të Gjermanisë në interes të gazetarëve, Putin preku edhe në çështjen e Sirisë.

 

Duke e mbrojtur qëndrimin se qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Sirisë tani ka marr një trajtë më pragmatike, Putin tha se “Kemi arritur në konsensus që në qoftë se i bashkojmë forcat do të mund të arrijmë më shumë. Rezultat i kësaj është edhe marrëveshja në lidhje me formimin e zonave jokonfliktuale në jug të Sirisë”.

Putin theksoi se zonat jokonfliktuale janë të rëndësisë së veçantë për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit ndërsa shtoi: “Është shumë e rëndësishme të arrihet në marrëveshje në lidhje kufijtë e këtyre zonave. Formimi i zonave jokonfliktuale në Idlib dhe në zonat tjera të Sirisë nuk mund të bëhet pa përkrahjen e Turqisë”.

Presidenti rus preku edhe në zhvillimet në lidhje me YPG-në, fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, ndërsa tha se “Jemi në kontakt me disa grupe kurdë në Siri. Mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë para nesh në çështjen e armatimit të këtyre elementeve dhe këtë e bënë në mënyrë më voluminoze”.



Lajme të ngjashme