Merkel falënderon Presidentin Erdogan për kontributin e dhënë në samit

Duke e bërë të ditur se Presidenti Erdogan dha kontribut të veçantë për agjendën e samitit, Merkel tha se “Çmohen lartë ato që bëri Turqi për refugjatët”.

Merkel falënderon Presidentin Erdogan për kontributin e dhënë në samit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për kontributin e dhënë gjatë samitit të liderëve të G-20 dhe për atë që bëri Turqia për refugjatët.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në fund të samitit të G-20, Kancelarja Merkel në cilësinë e kryesueses së radhës organizoi një konferencë për shtyp në të cilën ajo i bëri një vlerësim temave që u diskutuan në samit, ndërsa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me takimin e saj me Presidentin Erdogan.

Duke e bërë të ditur se Presidenti Erdogan dha kontribut të veçantë për agjendën e samitit, Merkel tha se “Çmohen lartë ato që bëri Turqi për refugjatët”.

Merkel gjithashtu tha se gjatë takimit u vënë në pah edhe disa dallime mes dy vendeve.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me referendumin popullor që udhëheqja vendore e Veriut të Irakut planifikon të mbaj në shtator Merkel tha se “Unë jam e mendimit se zonat kurdë janë pjesë e Irakut. Këtë e dinë edhe kurdët. Ky është edhe kushti i përkrahjes tonë”.

Kancelarja preku edhe në përleshjet e jetuara mes policisë dhe protestuesve në qytetin Hamburg ku u organizua samiti, ndërsa shtoi se “dënon në mënyrë më të ashpër” dhunën e protestuesve ndaj policisë.

Duke e bërë të ditur se realizimi i këtij samiti është mundësuar me masat e sigurisë të marra nga ana e policisë, Kancelarja gjermane falënderoi forcat e sigurisë për punën e kryer me përkushtim.

Merkel gjithashtu bëri të ditur se me ministrin e Financave, Wolfgang Schauble kanë biseduar në lidhje me rimbursimin e dëmeve atyre të cilët u dëmtuan gjatë protestave të organizuara gjatë samitit, ndërsa shtoi se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejtë.



Lajme të ngjashme