Gjermani - Samiti i G-20 mori fund me një komunikatë të përbashkët

Temat kryesore të këtij samiti ishin “Ndarja e përfitimeve të globalizmit”, “Formimi i Qëndrueshmërisë”, “Zhvillimi i Burimeve të Qëndrueshme të Jetesës” dhe”Marrja e Përgjegjësisë”.

Gjermani - Samiti i G-20 mori fund me një komunikatë të përbashkët

Samitin i liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara të botës që u mbajt në qytetin Hamburg të Gjermanisë mori fund me një komunikatë të përbashkët të publikuar.

Temat kryesore të këtij samiti, ku Turqia u përfaqësua nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishin “Ndarja e përfitimeve të globalizmit”, “Formimi i Qëndrueshmërisë”, “Zhvillimi i Burimeve të Qëndrueshme të Jetesës” dhe”Marrja e Përgjegjësisë”.

Në deklaratë u theksua vazhdimi i luftës kundër proteksionizmit, tregtia ndërkombëtare, rritja ekonomike, eliminimi i varfërisë, mbështetja e Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën, bashkëpunimi me Afrikën, rritja e punësimit dhe fuqizimi i rolit të gruas.

Duke theksuar se zhvillimi i qëllimit të përbashkët për një rritje të fortë, të vazhdueshme, stabile dhe gjithpërfshirëse është një prej prioriteteve kryesore të samitit G20, në deklaratë u tha: “Ne vendosëm për t’i adresuar sfidat themelore të shoqërisë globale si terrorizmi, zhvendosja, varfëria, uria dhe kërcënimet shëndetësore, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria energjetike dhe barazia. Do të vazhdojmë t’i zgjidhim këto probleme në bashkëpunim, përfshirë edhe shtetet të cilat janë në zhvillim”.

Duke vënë në dukje se përkundër asaj që pritjet e rritjes janë të inkurajuese, shpejtësia e rritjes ende nuk është në nivelin e duhur dhe është e dobët, në deklaratë thuhet se liderët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunimi ekonomik dhe financiar ndërkombëtar për përshpejtimin e rritjes dhe mbrojtjes së saj nga rreziqet e dobësimit.

Në komunikatë në mes tjerash u tha se palët kanë arritur në marrëveshje për të luftuar kundër proteksionizmit përfshirë edhe zbatimet e padrejta tregtare, ndërsa u vë theksi në rolin kritik të rregullave të bazuara në sistemin ndërkombëtar të tregtisë.



Lajme të ngjashme