Egjipt – Sulm terrorist i dyfishtë në gadishullin e Sinait, të paktën 23 të vrarë

Grupe ekstremiste të lidhura me organizatën terroriste DAESH sulmuan mëngjesin e të premtes pikat e kontrollit në gadishullin egjiptian të Sinait duke shkaktuar vdekjen e 23 ushtarëve dhe plagosjen e 33 të tjerëve...

Egjipt – Sulm terrorist i dyfishtë në gadishullin e Sinait, të paktën 23 të vrarë

Grupe ekstremiste të lidhura me organizatën terroriste DAESH sulmuan mëngjesin e të premtes pikat e kontrollit në gadishullin egjiptian të Sinait duke shkaktuar vdekjen e 23 ushtarëve dhe plagosjen e 33 të tjerëve.

Një numër i madh terroristësh nga radhët e DAESH-it hodhën në erë fillimisht dy makina të ngarkuara me lëndë plasëse në një pikë kontrolli të ushtrisë dhe më pas hapën zjarr me automatikë përreth vendngjarjes.

Kjo u pasua nga një sulm i dytë, thuajse identik me të parin, kundër një tjetër postblloku të ushtrisë mbi të njëjtën rrugë.

Autoritetet egjiptiane shprehen të shqetësuara nga mundësia e rritjes së numrit të viktimave nga këto sulme, të cilësuara si më të mëdhatë e muajve të fundit në shkallë vendi.

Në një komunikatë të mëparshme, Forcat e Armatosura të Egjiptit thanë se janë vrarë të paktën 10 ushtarë dhe janë plagosur 26 të tjerë

Nga ana tjetër, ushtria egjiptiane njoftoi vrasjen e rreth 40 terroristëve të DAESH-it në një kundërpërgjigje të menjëhershme të njësive speciale.

Sinai Verior është një nga shënjestrat kryesore të një grupi të varur nga DAESH-i në Egjipt, që kohëve të fundit ka shtuar sulmet terroriste në këtë vend.



Lajme të ngjashme