Katari ankohet tek IMO për shkeljet e bëra nga disa vende arabe

Katari është ankuar tek Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) për disa vende arabe të cilat kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin me arsye se ka bërë shkelje të cilat ndikojnë sigurinë detare.

Sipas lajmit të Agjencisë Katarase të Lajmeve QNA, Ministri i Transportit dhe Komunikacionit të Katarit, Casim es-Saliti u takua në Londër me Sekretarin e Përgjithshëm të IMO, Kitack Lim.

Në lajm tërhiqet vëmendja se, në takim janë shqyrtuar shkeljet e vendeve që kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin, në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare të detarisë të cilat përbëjnë një kërcënim dhe dëmtim të madh mbi detarinë dhe Salit i ka dorëzuar Lim një dosje në lidhje me shkeljet që kërcënojnë sigurinë si pasojë e bllokadës që këto vende zbatojnë ndaj Katarit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Egjipti dhe Bahrejni, me një deklaratë të bërë në datën 5 qershor deklaruan se ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Bahrejni mbyllën hapësirën ajrore të vendin të tyre për Katarit ndërkohë që edhe disa vende të tjera iu bashkëngjiten kësaj bllokade.   

Lajme të ngjashme