De Kerchove: Janë përcaktuar 30 mijë faqe të internetit të lidhura me DAESH-in

Koordinatori i Këshillit të Bashkimit Evropian kundër terrorizmit Gilles de Kerchove bëri të ditur se organizata terroriste ka pothuajse një "kalifat virtual".

764366
De Kerchove: Janë përcaktuar 30 mijë faqe të internetit të lidhura me DAESH-in

Koordinatori i Këshillit të Bashkimit Evropian kundër terrorizmit Gilles de Kerchove, bëri të ditur se janë përcaktuar afërsisht 30 mijë faqe interneti të paligjshme të lidhura me organizatën terroriste DEASH.

Kerchove, në prononcimin e tij të bërë për gazetën belge "Le Soir" njoftoi se organizata ka pothuajse një "kalifat virtual" dhe se zyra e Policisë Evropiane (Europol) ka bërë të ditur se DEASH-i posedon afërsisht 30 mijë faqe interneti.

Ai paralajmëroi se edhe pas mposhtjes në terren të kërcënimit të DEASH-it, ndikimi i organizatës mund të vazhdojë nëpërmjet faqeve të propagandës në internet.

De Kerchove, i cili që nga viti 2007 kryen koordinimin e luftës kundër terrorizmit në BE theksoi se qytetarët duhet të trajnohen në kuadër të luftës kundër terrorizmit, ndërsa vijoi duke thënë se "Shumë herë kam vërejtur se familjet nuk kanë mundur të kuptojnë se të afërmit e tyre janë në trende të gabuara".

Ai ka vënë në dukje se ligjet e BE-së janë të pamjaftueshme në kuptimin e luftës kundër terrorizmit, ndërsa mosdhënia e autorizimit ofruesve të shërbimeve të internetit për mbledhjen dhe regjistrimin e informacionit dëmton seriozisht proceset e përgjithshme të hetimit.

Muajin e kaluar në Samitin e Liderëve të BE-së, ku u mblodhën 28 anëtarët e unionit u arrit në marrëveshje për ndërmarrjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e materialeve terroriste në internet.

Gjithashtu u vë theksi në përgatitjen e rregullores ligjore për zhvillimin e mjeteve të reja, të cilat do të sigurojnë përcaktimin automatik dhe eliminimin e materialeve të këtij lloji.



Lajme të ngjashme