Ministri i Jashtëm i Katarit do të kumtoj qëndrimin e vendit të tij ndaj kërkesave të vendeve arabe

Pritet që ministri i Jashtëm kataras, Abdurahman Al Thani, i cili ndodhet në Kuvajt për të kumtuar vendimin e vendit të tij, të takohet me Emirin e Kuvajtit, Sabah el-Ahmed el-Xhabir es-Sabah.

Ministri i Jashtëm i Katarit do të kumtoj qëndrimin e vendit të tij ndaj kërkesave të vendeve arabe

Kryediplomati i Katarit Sheiku Muhamed bin Abdurahman Al Thani mbërriti në një vizitë zyrtare në Kuvajt, për të kumtuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së Katarit në lidhje me listën me 13 pika me kërkesa të parashtruara nga vendet fqinje të Gjirit të udhëhequra nga Arabia Saudite për heqjen e embargos. 

Pritet që ministri i Jashtëm kataras, Abdurahman Al Thani, i cili ndodhet në Kuvajt për të kumtuar vendimin e vendit të tij, të takohet me Emirin e Kuvajtit, Sabah el-Ahmed el-Xhabir es-Sabah.  

 

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur qeveria e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jemenit njoftuan për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni mbyllën hapësirën ajrore për Katarin dhe nga diplomatët kataras kërkuan që të largohen brenda 48 orëve.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, vende këto që mbajnë qëndrim ndaj Katarit, udhëheqjes së Dohas i parashtruan një listë me kërkesa të përbërë prej 13 neneve, për të normalizuar marrëdhëniet. Në mesin e kërkesave të vendeve në fjalë ndodhen edhe mbyllja e bazës ushtarake turken në Katar, ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe mbyllja e rrjetit mediatik Al Jazeera. Katarit i është njohur afat deri më 3 korrik për përmbushjen e kërkesave, kurse me kërkesë të Kuvajtit blloku pro-saudit ka rënë dakord për vazhdimin e afatit për 48 orë të tjera.



Lajme të ngjashme