Kriza e Gjirit - 4 vendet arabe pranojnë shtyrjen e afatit të përgjigjes së Katarit

Si arsye e pranimit të kërkesës së Kuvajtit është "konfirmimi i qeverisë së Katarit se të hënën do të dorëzojë përgjigjen e saj zyrtare".

Kriza e Gjirit - 4 vendet arabe pranojnë shtyrjen e afatit të përgjigjes së Katarit

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë pranuar të shtyjnë edhe për 48 orë afatin e paraparë për Katarin për tu përgjigjur listës së kërkesave të parashtruara nga këto katër vende.

Siç thuhet në deklaratën e përbashkët me shkrim të katër vendeve në fjalë të publikuar nga agjencia e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, këto katër vende kanë pranuar kërkesën e parashtruar nga ana e Emirit të Kuvajtit Sheik Sabah al-Ahmed al-Xhabir për shtyrjen e afatit për 48 orë.

Sipas deklaratës, si arsye e pranimit të kërkesës së Kuvajtit është "konfirmimi i qeverisë së Katarit se të hënën do të dorëzojë përgjigjen e saj zyrtare".

Në deklaratë po ashtu thuhet se shtetet që kanë vendosur bllokadën do të shpallin vendimin e tyre pasi ta shqyrtojnë përgjigjen e Katarit.

Ndryshe, emiri i Kuvajtit Sabah më herët ka kërkuar të shtyhet për 48 orë afati i njohur për Katarin për plotësimin e kërkesave të parashtruara që skadonte të hënën, pasi ministri i Jashtëm i Katarit Sheik Muhammed bin Abdurrahman Al Thani të hënën viziton Kuvajtin, ku do ta konfirmojë edhe përgjigjen zyrtare të vendit të tij.



Lajme të ngjashme