Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Javë kritike në bisedimet e Qipros në Crans-Montana

Bisedimet e Qipros, që vazhdojnë në qytetin Crans-Montana të Zvicrës kanë hyrë në një javë kritike.

Javë kritike në bisedimet e Qipros në Crans-Montana

Java e dytë e Konferencës filloi me mbledhjen pesëshe, ku trajtohet kapitulli për “Sigurinë dhe Garancitë” në Qipro.

Palët kanë paraqitur paketat e tyre rekomanduese në drejtim të zgjidhjes (së problemit në ishull), që ua kishte kërkuar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Vendet garantuese, Turqia, Anglia dhe Greqia pas paraqitjes së paketave rekomanduese dolën nga mbledhja.

Kurse Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) pati një takim me liderin e Qipros greke, Nikos Anastasiadis.

Pas shqyrtimit të paketave palët do të mbajnë një mbledhje tjetër.



Lajme të ngjashme