Katari: Do të refuzojmë ultimatumin e 4 vendeve arabe

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman el Sani tha se do të refuzojnë listën me 13 pika të vënë kusht nga 4 vende arabe për ti dhënë fund krizës së Gjirit.

Katari: Do të refuzojmë ultimatumin e 4 vendeve arabe

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman el Sani tha se do të refuzojnë listën me 13 pika të vënë kusht nga 4 vende arabe për ti dhënë fund krizës së Gjirit.

Ministri i Katarit, pas takimeve në Uashington dhe Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kaloi në Romë, Kryeqytetin e Italisë dhe në konferencën për shtyp vlerësoi çështjet që qëndrojnë në rendin e ditës.

Në deklaratën në lidhje me kërkesat që i janë prezantuar vendit të tij në mënyrë që të marrë fund kriza që përjetohet me vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe që skadojnë në 3 korrik, Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman el Sani, tha: “Do të refuzojmë listën e formulizuar nga Arabia Sausite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti për të filluar përsëri marrëdhëniet diplomatike me Dohan”.

“Këto kërkesa bien ndesh me të drejtat ndërkombëtare dhe të drejtat e sovranitetit të Katarit” tha Sani duke shtuar se 4 vendet arabe janë sjellë në mënyrë që bie ndesh me lirinë e fjalës dhe kanë imponuar një sistem kundër Katarit.

“Me Kuvajtin që ka ndërmarrë ndërmjetësimin në krizë dhe që mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshirojmë të zotërojmë një dialog konstruktiv. Katari vepron me ndërgjegjësimin e përgjegjësisë dhe kërkon të marrë (luaj) një rol konstruktiv. Përplasjet duhet të marrin fund me rrugën e negociatave. Ne duhet të shohim provat në lidhje me këto akuza.  Më pas mund të mblidhemi në tryezë për të vlerësuar kërkesat. Katari është i gatshëm të diskutojë për kërkesat por duhet pasur respekt për sovranitetin e tij” tha ministri kataras.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman el Sani, u takua në Romë me homologun italian, Angelino Alfano.

Në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Italisë për takimin Sani-Alfano thuhet se Ministri Alfano është shprehur se tensioni ndërmjet vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit duhet të ulet me shpejtësi dhe se Italia mbështet ndërmjetësimin e sipërmarrë nga Kuvajti.



Lajme të ngjashme