Rusia zgjati afatin e sanksioneve të saj ndaj BE-së

Rusia vendosi të zgjas sanksionet ndaj BE-së të vendosura si kundërpërgjigje ndaj atyre që zbatohen kundër saj.

Rusia zgjati afatin e sanksioneve të saj ndaj BE-së

Rusia zgjati afatin e “kundër sanksioneve” që vuri në zbatim përballë atyre të Bashkimit Evropian deri më 31 dhjetor 2018.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dekretin me anë të të cilit parashikohet zgjatja e sanksioneve ndaj BE-së deri në vitin 2018.

Në këtë mënyrë Putin me anë të këtij dekreti zgjati kundër sanksonet që zbatohen si përgjigje ndaj atyre të BE-së të vendosura për shkak të qëndrimit të Rusisë në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë deri më 31 dhjetor 2018.

Bashkimi Evropian vendosi të zgjas sanksionet ekonomike që zbatohen ndaj sektorëve të caktuar të Rusisë të vendosura për shkak të destabilizimit të Ukrainës deri më 1 janar 2018.



Lajme të ngjashme