SHBA – Gjenerali McMaster: Takim Trump-Putin në kuadër të G20-s në Gjermani

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet për herë të parë me homologun rus, Vladimir Putin, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20-s, parashikuar më 7 dhe 8 korrik në Hamburg të Gjermanisë, njoftoi të enjten pasdite Shtëpia e Bardhë...

761880
SHBA – Gjenerali McMaster: Takim Trump-Putin në kuadër të G20-s në Gjermani

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet për herë të parë me homologun rus, Vladimir Putin, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20-s, parashikuar më 7 dhe 8 korrik në Hamburg të Gjermanisë, njoftoi të enjten pasdite Shtëpia e Bardhë.

“Në Hamburg, presidenti do të takohet me shumë krerë”, deklaroi këshilltari i Trump-it për Sigurinë Kombëtare, Gjenerali H.R. McMaster, duke përmendur edhe liderin rus.

Pasi theksoi se një prej objektivave të vizitës së Trump-it në Evropë ishte aplikimi i një qasjeje të përbashkët përballë Rusisë, McMaster rikujtoi gjithashtu pozicionin e presidentit amerikan në lidhje me këtë çështje.

“Sikurse presidenti është shprehur, ai kërkon që SHBA-ja dhe krerët e vendeve perëndimore të zhvillojnë së bashku një marrëdhënie më konstruktive me Rusinë, por ai ka thënë gjithashtu qartësisht se do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’iu përgjigjur sjelljeve destabilizuese të Moskës”, shpjegoi gjenerali amerikan.

Mes takimeve të tjera të parashikuara me rastin e G20-s, këshilltari i Trump-it për Sigurinë Kombëtare citoi gjithashtu ato me krerët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Meksikës, Singaporit dhe Indonezisë.



Lajme të ngjashme