Gjermani – Bundestagu legalizon martesat e të njëjtit seksi, Merkel voton kundër

"Për mua, martesa, në kuadër të kushtetutës sonë, është bashkimi mes një burri dhe një gruaje", deklaroi Kancelarja Angela Merkel duke sqaruar votën e saj kundër ligjit në fjalë...

Gjermani – Bundestagu legalizon martesat e të njëjtit seksi, Merkel voton kundër

Parlamenti Federal i Gjermanisë (Bundestag) votoi të premten në favor të legalizimit të martesave brenda të njëjtit seksi.

Nga 623 deputetë, 393 votuan pro, 226 kundër dhe katër abstenuan për ligjin e ashtuquajtur "martesa për të gjithë".

Ndërkohë, Kancelarja Angela Merkel votoi kundër. 

"Për mua, martesa, në kuadër të kushtetutës sonë, është bashkimi mes një burri dhe një gruaje", deklaroi Merkel duke sqaruar votën e saj.

"Kjo është një çështje emocionale", shtoi kancelarja gjermane, e cila i përmbahet parimit, sipas të cilit "martesa duhet të jetë mes çifteve heteroseksuale".



Lajme të ngjashme