Britani e Madhe – Qeveria e re e Theresa May merr votëbesimin e Parlamentit

Qeveria konservatore e Theresa May, e ndarë nga Brexit-i dhe e dobësuar nga rënia në legjislative, mori të enjten votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultrakonservatorëve irlandezoveriorë të Partisë Demokratike Unioniste...

Britani e Madhe – Qeveria e re e Theresa May merr votëbesimin e Parlamentit

Qeveria konservatore e Theresa May, e ndarë nga Brexit-i dhe e dobësuar nga rënia në zgjedhjet legjislative, mori të enjten votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultrakonservatorëve irlandezoveriorë të Partisë Demokratike Unioniste (DUP).

Me 323 vota pro, deputetët e Dhomës së Komuneve miratuan programin legjislativ të Theresa May, që 309 deputetë e votuan kundër.

E kritikuar edhe në kampin e vetë, May u rezistoi thirrjeve të shumta për dorëheqje që prej rezultateve të dobta në legjislativet e 8 qershorit.

Ajo bëri kërkesë për zgjedhjet e parakohshme me bindjen se do të fitonte ndjeshëm, por përfundoi të humbiste mazhorancën absolute që kishte.



Lajme të ngjashme