Amerika vë në zbatim ndalimin e vizave për nënshtetasit e 6 vendeve myslimane

Vendimi për ndalimin e vizave i marrë në muajin mars nga ana e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, por që u kthye mbrapsht nga ana ligjore, u miratua pjesërisht nga Gjykata e Lartë dhe hyri dje në zbatim.

Amerika vë në zbatim ndalimin e vizave për nënshtetasit e 6 vendeve myslimane

Ndalimi i aplikimeve të reja për viza ndaj nënshtetasve të gjashtë vendeve me shumicë popullsie myslimane, që është miratuar pjesërisht ditën e hënë nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hyri zyrtarisht në zbatim.

Vendimi për ndalimin e vizave i marrë në muajin mars nga ana e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, por që u kthye mbrapsht nga ana ligjore, u miratua pjesërisht nga Gjykata e Lartë dhe hyri dje në zbatim.

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se ndalimi që do të vazhdojë përgjatë tre muajve, i cili ka hyrë në zbatim në orën 20.00 me orën lokale të Amerikës Lindore, nuk do të shkaktojë kaos nëpër aeroporte pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme.  

Një prej autoriteteve të larta të Departamentit amerikan të Shtetit, në deklaratën e bërë për shtyp gjatë orës që filloi zbatimi në fjalë, bëri të ditur se në kategorinë e ‘lidhjes farefisnore’ (rrethi i ngushtë familjar)  për aplikimin e vizave të nënshtetasve të Sirisë, Iranit, Libisë, Sudanit dhe Somalisë, është shtuar edhe ‘fejesa’.

Me këtë ndryshim, do të shqyrtohen aplikimet e personave në fjalë që kanë familjarë me status të rregullt ligjor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përfshirë prindërit, bashkëshortët, të fejuarit, fëmijët, dhëndrin, nusen, vëllain apo motrën që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Sipas kësaj, gjyshërit, hallat, tezet, nipërit dhe mbesat, kushërinjtë, kunetërit dhe kunatat mbeten jashtë vlerësimit të kategorisë së ‘lidhjes farefisnore’.

Në një deklaratë të bërë më parë nga Departamentit amerikan të Shtetit bëhej e ditur se tek personat që do të aplikojnë do të kërkohet kushti i “lidhjes organike me një person apo një institucion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” por ndërkohë ata që kanë një vizë të vlefshme amerikane nuk do të ndikohen nga kjo gjendje.

Gjithashtu, aplikimet e refugjatëve nga të gjitha vendet, përveç disa gjendjeve të caktuara, do të pezullohen me një afat kohor prej 4 muajsh.



Lajme të ngjashme